Erdogan paralajmeron ushtrine

26/02/2010 12:15

“Askush nuk eshte mbi ligjin, akush nuk mbetet pa ndeshkuar”, deklaroi kryeministri i Turqise, Rexhep Tajip Erdoan teksa nje gjykate turke ngriti zyrtarisht padi edhe ndaj 11 ushtarakeve te tjere te akuzuar per tentative per grusht shteti.

Totali i ushtarakeve te paditur per pergatitjen e nje grushti shteti ne vitin 2003, mberrin keshtu ne 31. Arrestimet kane pershkallezuar tensionet mes qeverise se erdoanit dhe ushtrise qe mohon ekzistencen e nje komploit.

Me dhjetera oficere te akuzuar tashme zyrtarisht, kabineti turk perballet me testin me te forte me forcat e armatosura.Prokuroret i kane kaluar muajt e fundit duke studiuar pesemije faqe dokumente qe rane ne duart e gazetave.

Keto dokumente tregojne me hollesi per nje komplot me emrin e koduar ‘çekani’, ne baze te te cilit njesi te ushtrise supozoheshin te shkaktonin mjaft kaos per te justifikuar nderhyrjen. Ushtria thote se dokumentet ne fjale i referohen vetem skenareve teorike te diskutuar gjate nje seminari, per t’u pergatitur per nje prishje te mundshme te rendit ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA