Kryetari i PSD-se, Agim Ceku ka hedhur poshte lajmet e publikuara se fundmi ne shtypin kosovar, se partia e tij do te bashkohet me subjekte te tjera politike, ashtu sic beri Ora me LDK-ne.
Ceku ka theksuar se ardhjen ne pushtet synon ta arrije me forcat e tij, dhe jo duke u shkrire me ndonje parti tjeter, veprim qe do t’ia bente me te thjeshte rrugen.
“Dua te bej te qarte se as une dhe as PSD nuk do te bashkohemi me ndonje parti tjeter. Nese une do te isha i interesuar vetem per te pasur nje post qeveritar, do ta kisha bere kete gje shume me heret”, ka deklaruar Ceku.
Ish-kryeministri i Kosoves ka shtuar me tej se gjate gjithe karrieres se tij nuk ka kerkuar rruge te lehta, por zgjidhje permes “rrugeve te drejta”.
Top Channel