Britani, i riu misterioz “ngaterron” policine

26/02/2010 21:00

Mister ne Brighton te Anglise ku nje i ri eshte gjetur ne 12 shkurt ne nje plazh te qytetit ne gjendje te pavetedijshme.

Mosha e tij eshte afersisht 20-30 vjec dhe aktualisht ai gjendet ne polici, pasi nuk kujton asgje nga e shkuara e tij. Per momentin, policia nuk ka shume te dhena, pervec rrobave firmato qe ai ka veshur. Ai eshte i gjate 1.80 flet nje anglishte pa theks dhe thote se di dicka per pjesen jug-lindore te Anglise ku edhe u gjet. Policia ka shperndare foto ne mediat lokale, por deri tani askush nuk ka dhene informacione per identitetin e tij.

“Nuk kemi asnje arsye per te menduar se ka humbur kujtesen “, tha inspektori Roy Apps duke shtuar se ai nuk ka shtepi ku mund te shkoje. Ne te shkuaren, historia e ngjashme e shtetasit Andreas Grassl beri xhiron e botes. Ai u gjet ne plazhin e Kentit dhe tha se nuk mbante mend asgje, pervec leksioneve te mesueses se pianos, madje mediat i vune nofken “Piano Man”.

Por pas verifikimeve rezultoi se ai nuk e kishte humbur kujtesen, por gjithe kete histori e kishte trilluar pasi kishte menduar te vriste veten pasi humbi punen. Kjo histori beri buje te madhe, madje edhe bota e Hollywood-it u interesua per te bere nje film.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA