
Autoritetet australiane kane kerkuar llogari nga ambasadori izraelit, perse tre te dyshuarit e tjere mbi vrasjen e kreut te Hamas ne Dubai kishin pasaporta australiane.
Kryeministri australian Kevin Rudd ka deklaruar se qeveria e tij nuk do te heshte lidhur me kete ceshtje.
Policia e Dubait mendon se agjentet izraelit jane perfshire ne vrasjen e Mahmoud al Mabhouh, por Izraeli nga ana e tij deklaron se per kete nuk ka asnje prove.
Policia ka deklaruar se ka identifikuar edhe 15 te dyshuar te tjere, te cilet kane perdorur pasaporta angleze, irlandeze, franceze dhe australiane.
Kryeministri Rudd ka theksuar se Kanberra do te kunderpergjigjet ndaj cdo vendi qe do te rezultoje i perfshire ne falsifikimin e pasaportave.
Top Channel