Janukovic merr zyrtarisht detyren

25/02/2010 10:55

Viktor Janukovic, humbesi i Revolucionit te Portokallte ne Ukraine ne vitin 2004, ka marre zyrtarisht postin e Presidentit te vendit gjate nje ceremonie ne parlament pas zgjedhjeve te mbajtura ne fillim te muajit.

Janukovic beri betimin si presidenti i ri i vendit ne nje ceremoni ku moren pjese 11 krere shtetesh dhe 15 ministra te jashtem. Delegacionin amerikan e kryesonte Keshilltari i Sigurise Kombetare Jim Jones. Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko e cila i humbi zgjedhjet me rezultat te ngushte, akuzoi zoti Janukovic per manipunime dhe per planifikimin e asaj qe e quajti nje diktat anti-ukrainas.

Ajo nuk pranon te njohe fitoren e politikanit filo-rus, megjithese vezhguesit nderkombetare thane se zgjedhjet ishin te ndershme. Partia e Rajoneve e zotit Janukovic pretendon se  kembengulja kundershtuese e kryeministres minon besimin ne procesin elektoral te vendit.

Top Channel