Diplomatet argjentinas iu drejtuan kreu te Organizates se Kombeve te Bashkuara per ndihme ne zgjidhjen e konfliktit me Britanine ne lidhje me nje territoret ne jug te Oqeanit Atlantik.
Pas takimit me Ban Ki Mun ministri i Jashtem argjentinas Horge Tajana tha se kreu i OKB-se ishte i shqetesuar qe tensionet mes Argjentines dhe Britanise u rriten serish pas nisjes se kerkimeve per nafte prej britanikeve.
Nderkohe ne nje deklarate nepermjet ambasadorit te saj ne Buenos Ajres Britania e Madhe kembengul ne sovranitetin e ishujve Falkland te pushtuar qe ne vitin 1800.
Tensionet mes dy shteteve kane qene prezente historikisht ne lidhje me sovranitetin e nje grupi ishujsh ne juglindje te Argjentines, tensione keto qe perfunduan edhe me perballjen ushtarake ne periudhen kur Anglia udhehiqej nga Margaret Thatcer.
Top Channel