India dhe Pakistani rinisin bisedimet

25/02/2010 10:20

India dhe Pakistani kane rinisur bisedimet formale, per here te pare qe pas sulmeve shkaterruese ne qytetin indian te Mumbait, ne fund te vitit 2008.

Ne prag te bisedimeve qe do te mbahen ne Delhi, dy shtetet shkembyen deklarata te permbledhura mbi ceshtjen e territorit te Kashmirit.

Rojet kufitare indiane kane deklaruar se jane ndodhur ne nj bresheri te shtenash nga Pakistani diten e merkure, akuze qe eshte hedhur poshte nga Islamabadi.

Deklaratat kontradiktore vijne ne nje moment kur ministri i Jashtem pakistanez do te vizoje Delhin, per nje sere bisedimesh.

Ato do te jene te parat qe zhvillohen mes dy fqinjeve te pajisur me arme berthamore, qe pas sulmeve te kryera ne Mumbai 15 muaj me pare.

India thote se sulmet u kryen nga militante qe i kishin bazat e tyre ne Pakistan, akuze te cilen ky i fundit e ka hedhur poshte.

Top Channel