Autoritetet e Dubait dyfishuan numrin e te dyshuarve per vrasjen e nje zyrtari te larte te Hamas-it duke cuar numrin total te tyre ne 26 persona.
15 persona te tjere jane identifikuar dhe dyshohen per pjesemarres ne vrasjen e Mahmoud al Mabhouh. Sipas autoriteteve te Dubait gjashte prej te dyshuarve kishin pasaporta britanike, ndersa pjesa tjeter ishin pajisur me dokumente irlandeze, australiane dhe franceze.
Dubai dyshon se sulmi ndaj njerit prej themeluesve te Hamas-it, al Mabhouh eshte ndermarre prej sherbimit sekret izraelit, nderkohe qe ky i fundit vazhdon te mos komentoje per perfshirjen apo jo ne sulmin ne fjale.
Mahmoud al Mabhouh u gjet i vrare ne nje dhome hoteli ne Gjirin e Emirateve me 20 janar.
Top Channel