Pas vrasjes se gazetarit kroat Ivo Pukanic fshihet kryeministri malazez Milo Gjukanovic dhe nje bos i kontrabandes se cigareve.

Deklarata shokuese eshte bere nga nje deshmitar malazez, Ratko Knezevic, i cili ka deshmuar sot ne gjykaten e Zagrebit per kete ceshtje.

Knezevic, biznesmen malazez, ka saktesuar se bashkekombasi i tij Stanko Subotic ne bashkepunim me Gjukanovic kane eleminuar gazetarin kroat.

Lajmi raportohet nga agjencite kroate, te cilat nuk japin shume detaje mbi deklaratat e deshmitarit.

Gazetari Ivo Pukanic, njekohesisht bashkepronar i se perjavshmes “Nacional”, u vra pak vite me pare me nje sasi eksplozivi te vendosur ne makinen e tij.

Top Channel