Clinton: SHBA, kunder ndarjes se Bosnjes

25/02/2010 11:20

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kundershtojne cdo levizje qe con ne ndarjen e Bosnje Hercegovines.

“Ne jemi per hapjen e dyerve te anetaresimit te vendit ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian”, ka pohuar shefja e diplomacise amerikane.

Ajo ka shtuar se, pavaresisht se ceshtja e Bosnjes dhe e se ardhmes se saj politike mund te jete zbehur, atje ka ende shume pune per te bere.

Deklaraten e saj Clinton e beri gjate nje raportimi para dy komisioneve te Senatit amerikan, te cilet ngriten ceshtjen e Bosnje e Hercegovines.

Top Channel