Ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere u ka perseritur autoriteteve maqedonase apelin qe te angazhohen seriozisht, ne menyre qe ceshtja e emrit te zgjidhet brenda muajit qershor.

Fuere ka theksuar se Shkupi zyrtar duhet te kete parasysh rekomandimet e komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fule, i cili kerkoi pershpejtim te negociatave me Greqine.

“Une mund te perseris ate qe tha komisioneri, se jemi te bindur qe te dyja palet do te hyjne ne dialog te pershpejtuar per te gjetur nje zgjidhje te negociuar brenda muajit qershor”, ka deklaruar Fuere.

Pak kohe me pare diplomati evropian paralajmeroi Shkupin se, nese ne 6 muajt e ardhshem kontesti per emrin nuk zgjidhet, atehere Maqedonia do rrezikohet nga destabilizimi i marredhenieve nderetnike.

Top Channel