Turqi, 7 zyrtare akuzohen per konspiracion
24/02/2010 09:00
Nje skandal me permasa te medha ka prekur Turqine. Sipas agjencise se lajmeve Anadol, shtate zyrtare turq akuzohen per konsipracion kunder shtetit turk.
Dy dite me pare, policia e Ankarase arrestoi 49 ushtarake me akuzen e planifikimit te grushtit te shtetit. Nuk dihet ende nese zyrtaret e larte ushtarake do dalin para gjyqit per t’u perballur me akuzat, por kjo eshte nje goditje e rende per ushtrine, e cila konsiderohet si “opozita” e vertete e qeverise.
Qe prej modernizimit te shtetit turk, ushtria ka fituar perhere e me shume fuqi, duke marre edhe formen e nje pushteti te vertete politik ne raste krizash te brendshme.
Top Channel