Skandal ne SHBA ku nje pavion pediatrie ne Delaware po hetohet per abuzime seksuale me femijet.
102 vajza minorene mendohet se jane dhunuar seksualisht nga drejtuesit e repartit, te cilet kane rene ne gracken e filmimeve te kryera nga vete mjeku abuzues Earl Bradley. Nese gjithcka vertetohet, atehere ky do te ishte rasti me i madh i abuzimeve me minorenet ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Policia ka sekuestruar 13 ore filmime ne studion e mjekut ku shfaqen te gjitha viktimat, duke filluar qe nga viti 1989. Linja mbrojtese e avokatit te mjekut do jete gjendja e paqendrueshme mendore e klientit te tij.
“Duke pare ato filmime eshte e veshtire ta vesh ne dyshim nje gje te tille”, shprehet avokati. Nderkohe, prokurori i pergjithshem i shtetit, Beau Biden qe eshte edhe djali i zv/presidentit Joe Biden, ka theksuar se hetimi po vazhdon dhe pritet qe te dalin ne shesh edhe te dhena te tjera per kete skandal me permasa kombetare. “Nuk mbaj mend nje tjeter skandal ku te kete pasur kaq shume viktima”, shprehet Biden.
Top Channel