
Perfaqesues te partive politike te Lugines se Presheves kane qene dje per vizite ne Shqiperi ku jane pritur ne nje takim nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta.
Tema e takimit me perfaqesuesit e forcave te ndryshme politike ne Presheve ishte situata ekonomike ne vend. Ata i kane shprehur kreut te qeverise shqiptare shqetesimin per situaten ne Presheve dhe Bujanovc, e cila sipas tyre, duket se po shkon drejt degradimit ekonomik, papunesise, kufizimit te aksesit ne arsim, militarizimit dhe si rrjedhoje, edhe e largimit prej saj te nje pjese te qytetareve shqiptare.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare ndjek me vemendje zhvillimet dhe problemet ne kete Lugine dhe eshte gatshme te kontribuoje ne drejtim te permiresimit te tyre. Dyert e shkollave dhe universiteteve shqiptare, tha Kryeministri, do te jene gjithmone te hapura per te rinjte kosovare, ashtu si perpjekja jone prane autoriteteve perkatese per njohjen e diplomave te tyre. Zhvillimet demokratike dhe tendenca europiane qe ka perfshire Ballkanin Perendimor, theksoi Kryeministri, do te krijoje klime gjithnje e me demokratike edhe ne Serbi per garantimin e te drejtave humane te popullsise shqiptare.
Ne vazhdim, politikanet e Lugines se Presheves e njohen Kryeministrin lidhur me diskutimin dhe perpjekjet e tyre per krijimit e Keshillit Nacional te Lugines se Presheves. E vleresuar kjo si nje hap i rendesishem nga Kryeministri Berisha si nje forum, i cili bashkon shqiptaret ne interesa te perbashketa. Nderkaq, Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, tha se do ta ngreje ceshtjen e te drejtave te shqiptareve te Lugines gjate vizites qe do te zhvilloje se shpejti ne Beograd.
“Nje ceshtje e rendesishme ne marredheniet midis dy vendeve tona ka qene dhe do te jete avancimi i te drejtave te komunitetit shqiptar qe jeton ne Luginen e Presheves. Ne deshirojme te gjejme nje mirekuptim ne rritje, pasi Lugina e Presheves duhet te jete nje burim stabiliteti per gjithe rajonin tone, por njekohesisht duhet te jete edhe nje burim mireqenieje dhe perspektive per te gjithe banoret e saj e ne vecanti per gjithe shqiptaret”, deklaroi Meta.
Riza Halimi, kryetar i Partise per Veprim Demokratik, deputet i Kuvendit te Serbise ka deklaruar se “Ne kemi probleme shume te ndjeshme ne arsim, si mosnjohjen e diplomave te Universitetit te Prishtines, por kemi probleme te medha edhe me njohjen e diplomave te Universitetit te Tiranes dhe besoj se ne keto pak ceshtje ne do te kemi perkrahjen e qeverise shqiptare dhe natyrisht besoj qe do te kemi perkrahjen edhe ne aktivitetin aktual qe kemi lidhur me formimin e Keshillit Nacional te shqiptareve, me te cilin besojme se do t’i zgjidhim ne menyre me efikase problemet tona dhe atehere do te kemi nje partner edhe ne strukturat shteterore ne Serbi.
Kurse kryetari i Komunes se Presheves, Ragmi Mustafa, tha se “Republika e Shqiperise ka nje perkushtim te vecante per shqiptaret e Lugines se Presheves. Nderkohe, kemi shpjeguar edhe problemet qe i takojne sferes se pazhvillueshmerise shoqeroro-ekonomike, natyrisht edhe problemeve qe u takojne shqiptareve ne pikepamjen e perdorimit te lire te simbolit kombetar”.
Top Channel