
Partia Reformiste ORA ka vendosur te bashkohet me Lidhjen Demokratike te Kosoves.
Drejtuesit e saj ne nje konference per shtyp thane se ky vendim eshte marre dje ne Kuvendin e punes se Partise Reformiste ORA, pasi kishte shqyrtuar dy propozime: vazhdimin e funksionimit ne formen ekzistuese dhe bashkimin me LDK-ne.
“Pasi shumica e degeve ishin dakorduar qe te behet bashkimi me LDK-ne, perpos deges se Gjilanit dhe Gjakoves, te cilat ishin per opsionin e pare. Dega e Gjilanit mori pjese ne votim, ndersa nga dega e Gjakoves vendosen te terhiqen nga Kuvendi i punes duke mos e shprehur te drejten e tyre ne procesin e votimit”, u tha ne konferencen e sotme per media.
Pas perfundimit te procesit te votimit dhe njoftimit te rezultatit nga Komisioni Zgjedhor, me shumice votash u mor pelqimi i kuvendareve per bashkimin me LDK ne dhe u autorizua formimi i komisionit nga kryesia qendrore per bisedime me LDK-ne. Kuvendi pasoi pas konsultimeve e analizave te gjata dhe te shumta neper strukturat e degeve, Keshill te Pergjithshem, Kryesi etj.
Top Channel