Nga modele e veshjeve intime ne krye te nje organizate nderkombetare te droges.
Eshte ende ne arrati 30 vjecarja Angie Sanselmente Valencia qe sipas shtypit argjentinas eshte kreu i nje bande modelesh qe transportonin kokaine nga Amerika e Jugut ne Evrope.
Vajza eshte pershkruar nga e perditshmja “La Nacion” si “nje bukuri me lekure te zeshket, syte e kafte, floket geshtenje dhe nje buzeqeshje fatale”.
Ajo ka lindur ne Kolumbi ne maj te 1979-es dhe per te ka nje mandat arresti nderkombetar.
Valencia ka filluar aktivitetin e saj te paligjshem pasi eshte martuar me nje bos te njohur meksikan te droges i njohur me pseudonimin “Monstra”.
Por vitin e shkuar, pasi ka marre sekretet e zanatit, ka lene kriminelin dhe ka organizuar nje bande te sajen te droges.
Top Channel