Kube, disidenti vdes nga greva e urise

24/02/2010 10:20

Vdes pas 83 ditesh greve urie disidenti 44 vjecar kubanez Orlando Zapata, i burgosur qe ne vitin 2003.

Ai kishte hyre ne greve urie qe prej dates 3 dhjetor per te protestuar ndaj abuzimeve ne burgun e Kamaguej. Zapata bente pjese ne grupn e 75 disidenteve te arrestuar ne Kube ne vitin 2003.

Ai u denua me 36 vjet heqje lirie per akuza te ndryshme, mes te cilave edhe “sulm ndaj figures se komandantit Fidel Kastro”. Ky lajm pritet te ngjalle reagimin e nderkombetareve, ne vecanti te SHBA-se per shkak te politikes se mbyllur te Havanes.

Top Channel