Kine, agjencite e lidhjeve virtuale, biznesi ne zhvillim

24/02/2010 13:25

Agjencite konsulente te martesave ne Kine po lulezojne. Ky eshte nje prej bizneseve me fitimprurese ne vendin komunist, ku femrat 25-35 vjec jane ne kerkim te njerezve te pasur.

Eshte pikerisht kjo kategori njerezish qe mbipopullojne agjencite e martesave. “Sipas statistikave, ne Kine meshkujt jane 30 milione me shume se femrat. Prandaj eshte me e lehte te gjesh nje partner se sa nje partnere. Porn e qytetet e medha gjerat nuk jane keshtu. Per femrat qe kane tituj te rendesishem studimi, eshte shume e veshtire te gjejne burrat e duhur per shkak te ndryshimeve te medha sociale”, shprehet Tian Fanjiang, themeluesi i faqes se internetit per njerezit single “Baihe.com”.

37 vjecari shton se sot gjerat kane ndryshuar, pasi shume te rinj nuk e njohin me shokun ose shoqen e jetes te detyruar nga familja. Ata jane me te terhequr nga shpirti i lire pasi bombardohen vazhdimisht nga shembujt e historive romantike. “Femrat kerkojne nje bashkeshort perfekt qe sigurisht eshte shume e veshtire ta gjejne”, thekson Tian. Biznesi i 37 vjecarit eshte vendosur ne nje kat te tere te nje gratacele ne qender te Pekinit dhe punet po i shkojne si ne vaj.

Faqja e tij e internetit ka te regjistruar 20 milione anetare. Per ta hyrja eshte falas dhe mund te flasin me kedo, por per ata qe nuk ia dalin te gjejne nje partner, Baihe.com propozon dy rruge; sherbimin “Vip’ ku mund te kerkohen keshilla me nje kosto 50 dollare per 6 muaj dhe sherbimi “super-Vip” ku nje ekspert nga Baihe do ndjeke hap pas hapi klientet deri ne gjetjen e partnerit ideal.

Ne kete sherbim, klientet duhet te paguajne 1 mije dollare per nje vit. “Kerkojme t’u bejme te kuptojne se perfeksioni nuk ekziston pasi nuk mund te gjejne nje partner ideal. Ata duhet te krijojne marredhenie me njerez te vertete, prej mishi dhe gjaku”, perfundon Fanjiang.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA