Izraeli perdori djalin e shefit te Hamasit si spiun

24/02/2010 13:45

Sherbimet Sekrete Izraelite, Shin Bet kane perdotur per 10 vjet rresht si informator, djalin e nje drejtuesi te larte te Hamasit.

Sipas gazetes “Haaretz”, Massab Hassan Yussef, djali i Hassan Yussef, eshte sot 32 vjec dhe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ka perqafuar fene kristiane. Hamas eshte zene ne befasi nga ky lajm, duke deklaruar se do hetoje ne lidhje me kete ceshtje per te vertetuar te dhenat.

Nese rezulton e vertete, atehere kjo do te ishte nje goditje mjaft e madhe per organizaten ekstremiste palestineze, e cila nuk ka pasur asnjehere probleme te ketij lloji ne gjirin e saj.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA