“Nje jete e gjate me sa me shume aktivitet”. E frikesuar nga vdekja, por qe lufton me mplakjen, Lira Gjika jeton te perditshmen. E dashuruar me “mirerritjen e femijeve”, ate e gjen gjithmone prane tyre, me moton se “ata jane e ardhmja”, ndersa prinderit “e shkuara” e tyre.

Edhe pse ka mbaruar Mjekesi te Pergjithshme, puna e saj ne konsultore ne vitet 1985, i ndezi deshiren dhe vullnetit qe te merrej me femijet. Fillimisht e nisi me ciklin e emisioneve, ne nje nga ekranet e televizioneve me titull “Cfare eshte nje femije” gje qe e beri te njohur dhe qe i dha shansin qe “njerezit ta degjonin”.

Dhe  me pas perfshihet ne projektin e UNICEF-it dhe Soros-it ne krijimin e Klinikes Ligjore per te Miturit ku puna e saj u fokusua tek trajtimi i femijeve ne burgje.

Ndersa sot ajo gezon kete “projekt” te vetin, me te cilin thote se ndihet mire bashke me te edhe ata qe e rrethojne. Arta, njera prej bashkepunetoreve te saj, ka pak kohe qe punon me te, por prej saj ka mesuar shume.

“Miqesia me Liren e ka fillesen tek puna me femijet. Lira eshte dashuruar me femijet, pasioni ka bere qe ajo te punoje me ta. Kam kenaqesi qe punoj me te”, thote Arta.

Me nje ‘ze te forte” ne ate se cfare duhet te bej “sistemi parashkollor” ne Shqiperi dhe prinderit ne vecanti, Lira mundohet te thyeje tabute e mentalitetit shqiptar ne kete mirerritje.

E pushtuar shpesh here nga kenaqesite e punes dhe dhimbja njekohesisht, Lira mundohet te percjelle tek mjedisi filozofine se “fjalet e dashurise” duhet te shoqerohen me pergjegjesi prinderore, duke bere ate te vecante dhe te perkushtuar njekohesisht.

“Ndoshta sic ka emrin Lira dhe eshte e lire. Ajo kerkon qe femijet te dalin nga kornizat dhe e vecanta e saj eshte pikerisht kjo”, tregon Arta.

Pune, seminare, palester, nena e dy vajzave qe eshte bere edhe gjyshe  tashme, i ka vene vehtes nje qellim qe t`u mesoje te tjereve se “te rritesh nje femije” eshte mision i veshtire dhe ajo qe ka rendesi eshte “t`u behet e ditur” se per ta rezervohet shume dashuri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA