Depresioni, semundja e shoqerise se koheve moderne

24/02/2010 19:00

Impulsive, e qeshur qe e donte punen. Keshtu e mban mend vehten 10 vjet me pare. E ndergjegjshme per “situaten” qe po kalon dhe e vullnetshme per ta perballuar e tejkaluar ate, Merita merr persiper te na tregoje “historine e saj” qe nis ne 24 nentor te 1999-es.

“Isha tek komshia dhe menjehere mu ftohen kembe dhe duart. Dhe pastaj vajta ne shtepi dhe u shtriva. Me pas u drejtova per ne ambulance”, tregon Merita.

Dhe keshtu nisi maratona e saj e “erresires”. Me nje mbingarkese trupore, por jo nga puna e “stermundimshme” ne rrobaqepsi, Merita arrin te artikuloje ate “se cfare po ndodhte” ne ato momente te veshtira.

“Me hipi nje gjendje ankthi, te qara, trupi ishte i lodhur komplet. Per gjashte muaj cdo gje qe haja e nxirrja, nderkohe qe paralelisht vazhdoja edhe punen”, thote Merita.

E deshperuar, me nje pagjumesi qe zgjaste 1 muaj rrjesht, “me imazhin e vdekjes” ne cdo moment, Merita thote se e kishte te veshtire te perfshihej ne jeten e perditshme. E detyruar te linte punen dhe pas 3 muajsh lufte me vetvehten, ne ambientet e shtepise, pranon me vullnetin e prinderve te shtrohej ne spital.

“U shtrova ne spital per 21 dite. Fillova te beja serume dhe me pas te konsumoja ushqim. Me vullnet dhe me ane te qestesuesve arrita te permiresohesha”, rrefen Merita.

E gjendur nen terapine e ilaceve, duke tejkaluar situaten e bulimise, e dobesuar ne menyre te skajshme”, Merita thote se dalengadale filloi te permiresohej. La shtratin dhe ju “dorezua” natyres.

“Fillova te shetisja. Fillova vrapin dhe palestren. Njekohesisht vazhdoj edhe kurimin”, shprehet Merita.

Ajo tregon se “nuk eshte pushtuar asnjehere nga mendimi per te vrare vehten”. Perkundrazi ajo qe bren mendjen e saj eshte pyetja se “nese do te jete ndonjehere e dikurshmja, hokatare dhe epiqendra e shoqerise”.

“Nuk kam kaluar me situate krize. Besoj se per permiresimin ka ndikuar edhe efekti i ilaceve edhe vullneti im”, thote Merita.

E padashuruar asnjehere, me nje femijeri qe kujtimet nisin rreth moshes 7 vjecare, me pyetjen e zakonshme se “pse duhe t`i ndodhte asaj kjo gje”, Merita arrin te mendoje edhe per me vone.

“Dua te nis nje pune, di turqisht dhe kjo mund te me ndihmoj. Por nuk e di ku do filloj te punoj”, tregon Merita.

E gjymtuar nga nje realitet i panjohur, nen presonin e diteve te trishtueshme, Merita ka mesuar te jetoje me semundjen, por te mos dorezohet para saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA