Clinton: Siria, stop raporteve me Iranin
24/02/2010 19:10
Pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike, me dergimin e nje ambasadori ne Damask, Shtetet e Bashkuara i kane kerkuar hapur Sirise qe t’u jape fund marredhenieve me Iranin.
“Siria duhet te nise te distancohet nga Irani pasi behet fjale per nje raport qe shqeteson jashtezakonisht rajonin, ashtu si dhe SHBA”, ka deklaruar sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Uashingtoni vlereson se Damasku dhe Teherani mbeshtesin si milicite shiite te Hezbollahut ne Liban, ashtu edhe ato te Hamasit ne Gaza, duke i furnizuar me arme dhe para.
Top Channel