Carmatimi, bisede telefonike Medvedev-Obama

24/02/2010 18:55

Gjate nje telefonate presidenti rus Dmitry Medvedev dhe ai amerikan Barack Obama kane rene dakord mbi nevojen per te nxitur negociatoret qe te shkurtojne kohen per nenshkrimin e marreveshjes se re per reduktimin e armeve berthamore.

“Pala ruse ka nenvizuar rendesine per te kompletuar bisedimet brenda nje kohe te shkurter, per te pergatitur kete dokument qe eshte jetesor per sigurine dhe stabilitetin strategjik dhe per ta firmosur ate sa me shpejt”, thuhet ne nje komunikate te Kremlinit.

Marreveshja e re mbi reduktimin e armeve berthamore mes dy superfuqive synon te zevendesoje marreveshjen “Start”, e cila skadoi me 5 dhjetor te vitit te kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA