BE, mision ushtarak ne Somali
24/02/2010 22:25
Do te marre udhe qe prej muajit maj nje mision i trupave te Bashkimit Europian qe synon trajnimin e forcave somaleze per te rritur aftesine e tyre ne luften kunder piraterise ne Gjirin e Edenit.
Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Mbrojtjes Carme Chacon, presidente e radhes e Keshillit te Mbrojtjes ne BE. Vendimi u mor gjate mbledhjes se dites se merkure ne Palma de Mallorca.
Misioni do te udhehiqet prej Spanjes dhe ka si qellim stervitjen e mbi 2 mije trupave vendase te qeverise se tranzicionit ne Somali te afta per te siguruar rruget tregtare ne Gjirin e Edenit.
Top Channel