SHBA, mjeku, 471 abuzime seksuale me femije

23/02/2010 03:35

Nje mjek pediater ne Delauere te Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te perballet me drejtesine me akuzen e 471 rasteve te abuzimeve seksuale me klientet e tij.

Dr. Earl Bredly, 56 vjec dyshohet se ka abuzuar me 103 vajza te mitura pergjate periudhes kohore prej 10 vjetesh, kohe ne te cilen ushtronte profesionin e mjekut pediater ne qytezen e Suseksit.

Nderkaq avokati mbrojtes i Bredlit u shpreh se do te bazonte mbrojtjen tek paqendrueshmeria e  mendore e klientit te tij, pasi akuza zoteron prova filmike kunder doktorit.

“Shumica e provave jane videokaseta te cilat nuk te lene hapesire per t’iu kundervene”, tha avokati Eugene Maurer.

Vendimi i gjykates pritet te merret ne nje afat kohor nga 4 deri ne 6 jave.

Top Channel