Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen ka deklaruar se Kosova pas dy vitesh pavaresi po calon ne fushat kyce, si ekonomia, krijimi i vendeve te punes dhe sundimi i ligjit.

Duke e vene theksin tek ekonomia, Petersen ka nenvizuar se mungesa e njohjes se pavaresise nga disa vende te BE dhe nga OKB sjell pasiguri tek investitoret e huaj.

“Kosova eshte e pavarur dhe kjo pavaresi eshte e pakthyeshme, por tek investitoret ekziston ende pasiguria, gje qe sjell mungesen e investimeve dhe te krijimit te vendeve te reja te punes”, ka pohuar Petersen.

Megjithate, ish-kryeadministratori ka shprehur bindjen e tij se BE do te bashkohet dhe se vendet qe hezitojne te njohin pavaresine do te heqin dore nga qendrimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA