
Roni Nebo sapo ka mbyllur nje dite te qete pune. Ai po kthehet ne shtepi per t’u shplodhur.
Ne pritje te bashkeshortes, Roni, preferon te ulet prane vatres se zjarrit. “Kam 5-6 vjet qe ngroh shtepine me oxhak”, thote ai. Nje oxhak i madh ne krye te dhomes se ndenjes e mirepret ne kete dite te ftohte shkurti. I zoti i shtepise thote se te ngrohesh me dru eshte e shendetshme dhe ekonomike. “Marrim 4-5 meter kub ne dimer, 150 mije leke. Nuk e pastrojme asnjehere tubacionin”, shton Roni.
Ne fakt e ka nje arsye pse ne kete shtepi nuk gjen asnje paisje ngrohese elektrike. Prej gjashte vitesh ai drejton nje punishte te prodhimit te oxhaqeve, zanat qe e mesoi ne Greqi. Kerkesat dhe deshirat e njerezve per kete punim deri diku artizanal, jane rritur. “Periudha qe kemi me shume pune eshte vjeshta dhe pranvera. 10 % jane per shijet luksoze, ndersa shumica jane ne nivelet mesatare”, thekson Roni.
Te vendosesh nje oxhak ne shtepi duhet menduar qe ne projekt. Dhe me te pershtatshme per te, duket se jane vilat apo katet e fundit te apartamenteve. Por teksa rrezikon te mbetet nje ornament pa funksion i shtepive te koheve moderne dhe pajisjeve elektronike, oxhaket e vertete ata me zjarr, tym dhe efekte druresh qe digjen, vazhdojne te mbeten nje rikthim nostalgjik ne te kaluaren per shume njerez.
Top Channel