
Zyra e Komisionit Evropian, ne bashkepunim me Qeverine e Kosoves ka filluar ne Mitrovice fazen e realizimit te projektit prej 5 milione eurosh per te perkrahur familjet rome, ashkalije dhe egjiptiane ne kampet e Mitrovices veriore.
Qellimi kryesor i kesaj nisme eshte mbyllja e kampeve te kontaminuara me plumb te Cesmin Lugut dhe Osterodes. Pritet qe projekti te mundesoje integrimin e suksesshem dhe te sigurte te rreth 90 familjeve, pjese e pakicave.
“Ky projekt eshte hartuar per te trajtuar kushtet alarmante dhe mjaft te tmerrshme ne te cilat keni jetuar ne dekaden e kaluar. Komisioni Evropian ka punuar ngushte me Qeverine e Kosoves, USAID-in dhe palet tjera te perfshira gjate disa muajve per te krijuar nje kornize funksionale per te zgjidhur kete problem”, tha perfaqesuesi i zyres se KE-se, Kjartan Bjornsson.
Top Channel