Ish zv/presidenti Cheney shtrohet ne spital

23/02/2010 02:10

Ish zevendespresidenti amerikan Dick Cheney u shtrua te henen ne spital pas dhimbjeve te forta ne kraharor.

Lajmi njoftohet nga stafi i mjekeve personale te Cheney-t, te cilet po merren me diagnostikimin dhe vleresimin e gjendjes se ish zyrtarit te larte te Shtepise se Bardhe.

69 vjecari Cheney gjate jetes se tij ka patur probleme me zemren. Si pasoje e 4 atakeve nga viti 1978 deri ne 2000, ish zevendespresidenti iu nenshtrua nje operacioni ne vitin 2001, ku mjeket implantuan nje mekanizem qe monitoron dhe korrigjon rrahjet e zemres.

Dick Cheney sherbeu nen administaren e presidentit George W. Bush prej vitit 2001 deri ne 2009 dhe njihet si nje nder kritiket me te ashper te administrates Obama.

Top Channel