France, greve ne aeroporte, anulohen fluturimet

23/02/2010 14:25

Nje numer i madh fluturimesh jane anuluar ne dy aeroportet kryesore te Parisit, per shkak te nje greve pese ditore te kontrolloreve te trafikut ajror, nga frika e humbjes se vendeve te punes.

Gjysma e fluturimeve qe mberrijne dhe nisen nga aeroporti “Orly” jane anuluar, ndersa nje ne kater fluturime ne “Charles de Gaulle” jane terhequr nga oraret e programuara.

Stafi i aeroporteve po proteston ndaj nje marreveshje per te cilen kane rene dakord gjashte vende te Evropes, per te modernizuar trafikun ajror, gje qe parashikon edhe shkurtimin e vendeve te punes.

Analistet thone se lideret e Bashkimit Evropian po shpresojne te vene nen presion qeverine e presidentit Sarkozy perpara zgjedhjeve rajonale qe mbahen muajin e ardhshem.

Marreveshja per modernizimin e kontrollit te trafikut ajror u firmos se fundmi nga Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Zvicra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA