Dubai, identifikohen 4 vrases te tjere

23/02/2010 12:45

Kater persona te tjere te perfshire ne vrasjen e drejtuesit te Hamasit ne Dubai jane identifikuar nga policia e ketij vendi.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja izraelite “Haaretz”, sipas te ciles kater personat ne fjale zoterojne pasaporta britanike.

Shkon keshtu ne 11 numri i personave te perfshire ne vrasjen e Mahmoud al Mabhouh, te gjithe me dokumenta evropiane te falsifikuara.

Ministrat e Jashtem te vendeve te BE denuan perdorimin e identitetit te vjedhur, por pa permendur sherbimin sekret izraelit, te cilit i atribuohet vrasja nga policia e Dubait.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA