Afganistan, Karzai shqeteson diplomatet

23/02/2010 14:45

Diplomatet perendimore kane shprehur shqetesimin e tyre per nje dekret te firmosur nga presidenti afgan Hamid Karzai, qe i jep atij kontroll te plote mbi organin kyc qe menaxhon proceset zgjedhore.

Sipas mediave nderkombetare, dekreti ne fjale i jep Karzait kompetenca per te emeruar pese anetaret e Komisionit Elektoral te Ankesave.

Institucioni ne fjale nxorri ne drite vitin e kaluar nje shkelje masive ne zgjedhjet presidenciale, gje qe detyroi Karzain te pranonte nje raund te dyte.

Dekreti eshte firmosur ne nje moment kur trupat aleate po udheheqin operacionin me te madh kunder guerrilasve talebane ne provincen e Helmandit.

Sipas BBC, perfaqesuesi ne ikje i OKB-se ne Afganistan, Kai Eide ka propozuar nje marreveshje qe dy nga pese anetaret e komisionit te jene te huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA