Admirali Mullen: Sulmi ndaj Iranit nuk mjafton
23/02/2010 01:50
Ushtaraku i larte amerikan, admirali Mullen deklaroi se asnje ofensive ushtarake ndaj Iranit nuk do te mjaftone per te ndalur programin e tij berthamor.
“Asnje sulm ushtarak, sado efikas qofte, nuk do te ishte deciziv pa mbeshtetjen e presioneve diplomatike dhe sanksioneve ekonomike, per te ndalur programin berthamor te Iranit”, tha admirali Mullen.
Nderkohe qe per Departamentin e Shtetit lajmi i njoftuar nga Irani per ndertimin e dy qendrave te reja per pasurimin e uraniumit eshte nje tjeter prove e mungeses se bashkepunimit prej Teheranit.
Top Channel