
Cdo vit ne bote diagnostikohen me tumor me shume se 12 milione persona dhe 7.6 milione vdesin nga kjo semundje.
Nese nuk merren masa konkrete atehere ne vitin 2030 do te jene 26 milione raste te reja dhe 17 milione viktima.
Alarmin e ka dhene Organizata Boteroree Shendetesise ne Diten Boterore te luftes ndaj Kancerit. Lufta ndaj faktoreve riskues eshte menyra e vetme per te fituar betejen ndaj tumoreve.
“30 perqind e rasteve me kancer mund te evitohen duke patur nje stil jete me te shendetshme”, terheq vemendjen OBSH.
Nuk duhet pire duhan, nuk duhet pire alkool duhet patur nje diete ushqimore e rregullt dhe e shendetshme, duhet bere aktivitet fizik, duhen parandaluar infeksionet qe mund te jene origjine e tumoreve. Keto jane disa prej menyrave qe mund te bejne trupin tone me te shendetshem dhe ta mbajne ate larg prekjes nga kanceri.Por theksi vihet sidomos te ndalimi i duhanit, si dhe te domosdoshmeria per aktivitet fizik.
Lenia e duhani mund te evitoje shume lehte prekjen nga kanceri, nderkohe qe 30 minuta ushtrime ne dite pervecse ju bejne te keni fizik me e mire, reduktojne mundesine per te patur tumor ne gji dhe ne shtyllen kurrizore.
Top Channel