Lufthansa, nis greva 4 ditore e piloteve

22/02/2010 10:05

Kompania ajrore gjermane Lufthanasa ka konfirmuar greven 4 ditore nga ana e piloteve.

“Konfirmojme se greva e pergjithshme 4 ditore ka nisur sot ne mesnate”, thekson komania e fuqishme gjermane ne nje deklarate per mediat. Behet fjale per nje krize qe jo vetem rrezikon humbjen e dhjetra milione eurove per kompanine e pare europiane, por kjo do t’u kushtoje shume edhe udhetareve gjermane.

Numri i piloteve qe kane pezulluar punen eshte rreth 4 mije. Ata kerkojne garanci pune pas kercenimeve nga Austrian Airlines e Lufthansa Italia, te cilat paguajne rroga me te uleta. Kjo greve ka bllokuar punen, duke anuluar 2/3-at e fluturimeve qe nga e hena deri te premten. Lufthansa kryen rreth 800 fluturime ne dite.  

Top Channel