Irani sfidon boten: Dy site te reja nukleare

22/02/2010 09:15

Irani vazhdon te provokoje fuqite e medha, duke deklaruar se eshte gati te ndertoje edhe dy site te medha nukleare, te ngjashme me ate te Natanzit.

Lajmin e ben te ditur pergjegjesi i Organizates Iraniane per Energjine Atomike, Ali Akbar Salehi. Sipas tij, dy impiantet e reja per pasurimin e uraniumit do kene kapacitet te madh, pothuajse sa ai ne Natanz.

Ndertimi i dy siteve do nise me fillimin e vitit te ri iranian qe starton ne daten 21 mars.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta