Irak, shfarosen dy familje, 12 te vdekur

22/02/2010 16:55

Dy familje jane shfarosur sot ne Irak, nga dy grupe te ndryshme te armatosura qe hyne me dhune ne shtepite e tyre.

Lajmin e ka bere te ditur policia lokale, sipas te ciles gjithesej jane regjistruar 12 viktima, 4 nga njera familje dhe 8 nga familja tjeter.

Burimet shtojne me tej se nga masakrat, te ndodhura te dyja ne qytetin e Bagdadit, kane humbur jeten edhe disa femije.

Top Channel