BE denon vrasjen e drejtuesit te Hamasit

22/02/2010 14:30

Perdorimi i dhunes dhe mungesa e dialogut me kundershtaret ne Lindjen e Mesme, shqeteson Bashkimin Europian.

Vrasja e liderit politik te organizates terroriste te Hamasit, ka vene ne levizje diplomatet e Brukselit. Kjo ceshtje eshte diskutuar ne Keshillin per Ceshtjet me Jashte ku kater vende kane propozuar denimin e ketij akti, pa vendosur ne banken e te akuzuarit, qeverine izraelite.

Me pas, disa ministra do takohen me shefin e diplomacise se Jeruzalemit, Avigdor Lieberman, i cili ka mberritur sot ne Bruksel. Drejtuesi i larte i Hamasit u gjet i vrare ne nje hotel te Dubait dhe sipas disa zerave, mendohet se operacioni per eleminimin e tij ka marre bekimin e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu.

Top Channel