Portugali, moti i keq shkaterron Madeiran
21/02/2010 10:35
Moti i keq ka shkaktuar nje tragjedi ne ishullin portugez te Madeiras.
Shirat e stines moren jeten e 32 personave, ndersa forca te shumta ne ushtrise kane mberritur ne ishull per te kerkuar njerez te mbijetuar. Kryeqendra Funchal ka kaluar ore tmerri pasi era arriti shpejtesine 100 km/h, duke shkaterruar dhjetra shtepi.
Disa zona te qytetit po vuajne mungesen e ujit dhe energjise elektrike. Aeroporti i qytezes eshte mbyllur perkohesisht per shkaqe sigurie, ndersa rruget detare jane te pakalueshme. Presidenti i krahines, Alberto Joao Jardim ka kerkuar ndihmen e Lisbones dhe Brukselit per te normalizar sa me shpejt gjendjen kaotike.
Top Channel