KiE: Do te forcojme pushtetin e GJND-se

21/02/2010 09:20

Keshilli i Europes pritet qe pervec ceshtjes se demokracise, sic e ka vendosur edhe ne rezoluten e 28 janarit te monitoroje Shqiperine edhe per ceshtjen e zbatimit te vendimeve te Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, ose sic quhet ndryshe Gjykata e Strasburgut.

Ne Intertaken te Zvicres eshte mbyllur nje konference e gjere ku kane marre pjese 47 vendet anetare te Keshillit te Europes qe kane diskutuar per te ardhmen e kesaj gjykate. Ne deklaraten perfundimtare te konferences theksohet se do te duhet te vendoset nje balance e drejte mes ceshtjeve qe paraqiten ne kete gjykate dhe ulja e volumit te tyre ne menyre qe te kemi nje kohe me te shkurter ne gjykimin e ceshtjeve. Gjykata e Strasburgut eshte e njohur per kohen e gjate te shqyrtimit.

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes, Thorbjorn Jagland, deklaroi se “ne duhet te ruajme kete gjykate, sepse ne nuk kemi zgjidhje tjeter, Populli i Europes meriton me shume dhe ne do t’ia japim kete. Nderkaq, Jean-Paul Costa, President i Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, tha “Une jam i sigurt se ruajtja e pavaresise se gjykates sone do te vazhdoje te jete thelbesore per te drejten”.

Ne fjalen e tij, Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Mevlut Cavusoglu, mirepriti masat e marra per te rritur efikasitetin e gjykates, por ka insistuar qe masat e marra do te duhet ta forcojne me shume Keshillin e Europes. Ndersa Keshilltarja Federale e Zvicres, Micheline Calmy-Rey, vendi i se ciles mban drejtimin e Keshillit te Ministrave te KiE-se nenvizoi se “Ne do te cojme me perpara reformat per te pasur nje gjykate me efikase”.

Gjykata e Strasburgut eshte e njohur ne Shqiperi per disa vendime te marra per ceshtje pronesie ku ne shumicen e tyre u eshte dhene e drejta qytetareve dhe i eshte kerkuar qeverise demshperblimi. Por ky proces si gjithnje ka vonuar ndaj Keshillit te Europes, pak kohe me pare ka derguar ne Tirane disa misione per te ndjekur kete proces. Ne fillim te ketij muaji, erdhi ne Tirane nje delegacion i KiE-se per t’u njohur ne lidhje me menyren e zbatimit te vendimeve te Gjykates se Strasburgut. Vendimet e dhena kohet e fundit, ne favor te ish-pronareve shqiptare kane sherbyer qe nga Strasburgu te vije nje grup i posacem, i nivelit teknik per t’u njohur me konkretisht me procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, duke u fokusuar vecanerisht ne lidhje me procesin e financimit. Jane zhvilluar takime edhe me perfaqesuesit e Gjykatave Kushtetuese dhe asaj te Larte.

Misioni i KiE-se ka zhvilluar nje takim me kreun e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Cefa. Takimi ka pasur si qellim zbatimin e vendimeve te Gjykates se Strasburgut per ceshtjet e pronave dhe per masat qe ka marre Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave”. Drejtuesit e shoqates “Pronesi me Drejtesi”, kane bere te ditur se per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se prones pronaret i jane drejtuar Gjykates se Strasburgut. Deri me tani mesohet se jane 5 vendime pro te dhena nga Strasburgu ne favor te ish-pronareve, duke i kerkuar shtetit shqiptar t’i kompensojme mbi bazen e cmimit te tregut. Te tilla jane vendimet per familjet e pronareve si Beshiri, Cufaj, Gjon Bocari etj. Ne nje konference te dy diteve me pare shoqata “Pronesi me Drejtesi” u ka bere thirrje subjekteve te shpronesuara qe t’i drejtohen Strasburgut.

Top Channel