Izraeli prezanton avionin e ri spiun
21/02/2010 16:50
Aviacioni ushtarak izraelit prezantoi modelin e ri te avionit te telekomanduar i cili mund te arrije territorin iranian.
Ne lajmin e njoftuar nga forcat ajrore ushtarake izraelite, avioni i telekomanduar ka nje autonomi prej 20 oresh, aftesi zbulimi dhe mund te perdoret gjithashtu per te transportuar ngarkesa me peshe te konsiderueshme.
Nuk percaktohet saktesisht periudha kohore se kur ky model do te dale ne terren, por mediat izraelite pohojne se brenda 30 ditesh mund te kryhet misioni i tij i pare pa permendur objektivin.
Top Channel