Fratini, takim me vendet e “klubit energjetik”

21/02/2010 09:40

Qeveria “Berluskoni” vazhdon avancimin e planeve te saj te diplomacise “energjetike” qe synojne krijimin e nje zone te perbashket te transmetimit te naftes, gazit dhe energjise elektrike, me ane te projekteve qe drejtohen nga Italia.

Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, ka mbledhur dje ne “Villa Madama”, nje rezidence luksoze qe ndodhet ne “Monte Mario”, ne Rome, shefat e diplomacive apo zevendesit e nje sere vendeve qe perfshihen ne projektet e kalimit te korridoreve strategjike”.

“Ishte nje rast me i madh takimi me ministrat qe i perkasin “familjes popullore” dhe me shume kolege te vendeve europiane apo edhe shteteve qe kane shume interes per Europen”, ka deklaruar shefi i diplomacise italiane, Franko Fratini, i cili ka pritur ne Villa Madama, ne nje seminar ministrat e Jashtem te Partise Popullore Europiane nga vendet te lindjes europiane qe nuk jane anetare te Bashkimit Europian.

“Ky eshte i pari nga nje seri takimesh qe do te perfshijne edhe modele te tjera. Duam te nisim kete diskutim me vendet e rendesishme per sigurine energjetike per raportet me Rusine dhe per situaten ne Kaukaz dhe ne Ballkan”, ka vijuar Fratini, i cili aktualisht eshte koordinatori i ministrave te Jashtem te Partise Popullore Europiane. Ne seminar, marrin pjese per BE-ne, pervec Fratinit, shefat e diplomacise se Bullgarise, Lituanise dhe Maltes. Franca eshte perfaqesuar me ministrin per Ceshtjen Europiane.

 Ndermjet ministrave te Jashtem te vendeve te tjera qe nuk jane anetare te BE-se, ishin perfaqesuesit e Armenise, Azerbajxhanit, Kroacise, Maqedonise, Kosoves dhe Moldavise, bashke me zv/ministrat e Ukraines dhe Gjeorgjise dhe ministrja e Integrimit e Shqiperise, Majlinda Bregu. Gjate vizites se fundit ne Itali te Kryeministrit Berisha, i cili u takua me homologun e tij, Silvio Berluskoni, u fol per konkretizimin e projekteve te fushes energjetike ne Shqiperi.

Kryeministri Berisha ka perseritur serish nismen e qeverise se tij per nje ndertim termocentralesh berthamore ne vend te cilat do te ndertohen nga kompani italiane. Gjate nje takimi te zhvilluar pak dite me pare ne Tirane, Kryeministri Berisha tha se “Ne vizonin e qeverise sime, ne vitet qe vijne, Shqiperia do te jete superfuqi energjetike rajonale. Shqiperia do te behet se shpejti nje rruge kalimi kryesore e gazit drejt Italise dhe veriut te Europes Juglindore. Shqiperia eshte e hapur per ndertimin e termocentraleve nukleare nga qymyri”.

Top Channel