Arabi, tani edhe grate avokate
21/02/2010 18:35
Mbreteria e Arabise Saudite po pergatit nje sere ndryshimesh ligjore per te permiresuar gjendjen e femrave ne sistemin e saj te drejtesise.
“Ne perputhje me ligjin e ri qe pritet te miratohet, profesioni i avokatise mund te ushtrohet edhe prej femrave, si dhe do t’i lejoje ato te kryejne disa veprimeve proceduriale duke paraqitur vetem nje dokument identifikimi pa patur nevojen e nje deshmitari shoqerues”, deklaroi ministri i Drejtesise saudit, Mohammed al Issa.
Megjithese ligji ende nuk eshte miratuar ai pritet t’i jape me shume frymemarrje jetes se femrave ne mbreteri, por per shume kritike te te drejtave te grave ky hap mbetet ende shume pak.
Top Channel