Afganistan, talebanet refuzojne Karzain

21/02/2010 12:55

Talebanet kane refuzuar nje tjeter apel te presidentit afgan, Hamid Karzai per te nisur negociatat e paqes.

“Karzai eshte nje kukull dhe nuk mund te perfaqesoje nje komb”, tha zedhenesi i guerrilasve talebane. Me tej, ai e ka akuzuar presidentin afgan si nje njeri te korruptuar. Gjate diteve te shkuara, NATO ka nisur nje ofensive kunder qendrave te talebaneve ne jug te Afganistanit, duke marre disa fortesa te rendesishme.

Gjithashtu, qe prej fillimit te muajit ne Pakistan jane arrestuar eksponente te larte talebane.

Top Channel