Rusia: Respektojme kontraten me Iranin

20/02/2010 04:45

Rusia shprehet se do te respektoje kontraten qe ka me Iranin per te furnizuar me raketa toke-ajer S-300.

Kjo deklarate u leshua prej zevendeministrit te Jashtem Riabkov pas lajmit te perhapur diten e marte se Moska kishte ngrire shitjen e raketave Iranit, lajm ky i bere pas vizites se kryeministrit izraelit ne Moske Benjamin Netanyahu.

Deklarata e diplomatit rus ka ardhur pas publikimit te raportit te Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore dhe reagimit “alarmant” nga disa diplomate te tjere ne Moske ne lidhje me programin berthamor iranian.

Top Channel