Portugali, rreshket toka, 25 te vdekur
20/02/2010 21:10
Te pakten 25 persona humben jeten pas rreshqitjeve te dheut, te shkaktuara nga permbytjet ne ishullin Madeiras ne Portugali, i populluar nga turiste.
Ndersa 63 te tjere u plagosen. Sic raporton BBC, ende nuk eshte e qarte nese ka turiste mes viktimave.
Sherbimi i Mbrojtjes Civile lokale pati dhjetra telefonata nga njerez qe kerkonin ndihme pas shirave te rrembyer.
Ministri i Brendshem, Rui Pereira tha se ne kete rajon pas konfirmimit te 25 viktimave do te shpallet gjendja e jashtezakonshme.
Aeroporti nderkombetar i Madeiras eshte mbyllur.
Kryeministri i vendit Zhose Sokrates shprehu solidaritetin me qytetaret duke premtuar te gjithe ndihmen e nevojshme.
Top Channel