
Argjentina ka deklaruar se kerkon dialog me Mbreterine e Bashkuar lidhur me planin e saj per te kryer kerkime per nxjerrjen e naftes ne ishujt Falkland.
Zevendesministri i Jashtem argjentinas, Victorio Taccetti eshte shprehur se Argjentina nuk mund te beje me shume pervec vendosjes se kontrollit ne brigjet e ishujve.
Nga ana e saj, Mbreteria e Bashkuar ka deklaruar se kerkimi per nafte do te behet konform ligjeve nderkombetare.
Nje pajisje per nxjerrjen e arit te zi ka mberritur nga Britania ne ujerat e ishujve Falkland dhe pritet qe te dielen te nise nga puna.
Me heret gjate javes, Argjentina njoftoi se lejet e posacme nga anijet e huaja duhet te kerkohen nga keto te fundit.
Buenos Airesi zyrtar shpreson gjithashtu qe vendet fqinje te bashkepunojne per te vendosur rregulla me te rrepta ne Ameriken e Jugut.
Top Channel