Heroine ne kamionin me ndihma per Haitin
20/02/2010 16:05
Autoritetet rumune kane sekuestruar rreth 100 kilograme heroine ne kufirin perendimor te cilat ishin fshehur ne nje kamion qe vinte nga Bullgaria dhe ishte drejtuar per ne Anversa.
Mjeti transportonte ndihma humanitare per Haitin.
Ne piken kufitare te Varsandit mes dy vendeve, kamioni eshte ndaluar dhe kontrolluar, pasi ne prokurorine rumune kishte mberritur informacion per trafikun. Shoferi, bullgar, rrezikon deri ne 25 vjet burg.
Top Channel