Afganistani, Rasmussen: Me shume ushtare
20/02/2010 10:30
Numri 1 i Aleances se Atlantikut te Veriut, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se ne Afganistan ka nevoje per trupa te tjera.
“Kemi ende disa zona per te qetesuar, prandaj u kerkoj aleateve qe te dergojne forca te tjera. Duhen rreth 1500 ushtare me shume”, ka pohuar Rasmussen.
Ai ka prekur edhe ceshtjen berthamore iraniane, per te cilen ka nenvizuar se nese shkon me tej, NATO duhet te hyje ne loje.
“Nese Irani vazhdon me rritjen e kapaciteteve te tij berthamore, atehere kjo do te kthehet ne nje ceshtje ku NATO duhet te nderhyje”, ka shtuar Rasmussen.
Top Channel