Udhetimi transiberian, tashme ne shoqerine e Tolstoit

19/02/2010 16:10

Ku ka me mire se sa nje udhetim i gjate transiberian duke shijuar hapesirat e pafundme te Rusise dhe duke degjuar pjese nga Tolstoi e Gogoli.

Inisiativa interesante eshte ndermarre nga Google ne bashkepunim me Hekurudhat Ruse per ta transformuar udhetimin e gjate ne nje aventure interesante, me shpresen per te rritur numrin e pasagjereve.

Faqja e internetit eshte ndertuar tashme, madje ne 4 dite, rreth 74 mije vete kane klikuar duke degjuar pjese nga “Lufta dhe Paqja” apo “Shpirtra te vdekur”.

Udhetari qe niset nga qyteti Kazan mund te shikoje nga dritarja nje peisazhin fantastik deri ne qytetin e skajshem te Vladivostok, nepermjet hekurudhes me te gjate ne bote. 9259 km, disa breza te ndryshem orare, 12 krahina, 87 qytete dhe fshatra, shoqeria e lumit Vollga si dhe bardhesia e pafund e lindjes, do shoqerohen tashme edhe me pjeset legjendare te letersise ruse.  

Top Channel